Lypsarët mësyjnë lokalet e Tiranës

0

Kafenetë çdo ditë e më shumë po shtohen në Shqipëri, e po ashtu edhe njerëzit që po i frekuentojnë këto kafene. Shumë persona e shohin si biznesin më fitimprurës hapjen e një kafeneje. Kjo ndodh sepse shoqëria shqiptare shpenzon një kohë shumë të gjatë duke ndenjur në kafe dhe e shohin një vend ku ata mund të pushojnë, të bisedojnë dhe të argëtohen me miqtë e tyre.

Kafenetë tanimë nuk frekuentohen vetëm nga shtresa të ndryshme, por edhe nga lypsarët, të cilët përveç kryqëzimeve, semaforëve apo qendrave të qytetit ku ka shumë lëvizje kanë spikatur edhe kafenetë ku shkojnë e mundohen tu tërheqin ndonjë lek klientëve. Ky fenomen po shndërrohet në një trend për lypsarët, por jo gjithmonë e kanë të lehtë të futen  nëpër zonat private.

Shpeshherë ata nuk lejohen nga rojet private por edhe nga pronarët dhe punonjësit, pasi bëhen shqetësues për klientët e tyre dhe i prishin qetësin. Njëri prej tyre, Gazi, i cili ka një fast-food në kryeqytet, shprehet se “çdo ditë kemi shumë lypsarë të cilët tentojnë dhe dashje pa dashje hyjnë brenda duke i kërkuar klientëve lekë.

“Për klientët kjo gjë është shumë e bezdisshme. Shpeshherë i shohim tek reagojnë plot mllef dhe inat. Por nuk është vetëm shqetësimi i klientëve problem. Gjatë gjithë verës në ambientet e lokalit mbajmë frigoriferë me akullore, dhe shpesh here ka ndodhur që kanë marrë dhe kanë ikur me vrap dhe na kanë detyruar që t’i mbajmë gjithnjë të mbyllur me çelës”, shton më tej ai.

Edhe vetë klientët shprehen të shqetësuar për këtë dukuri. Njëri tyre, Ildi, i pyetur në një prej lokaleve të Tiranës theksoi se është shumë e bezdisshme tek shikon disa fëmijë të cilët të vinë e të thonë na “na fal noj lek”. “Ne vijmë për t’u qetësuar pas ndonjë ore mësimi të lodhshme, por krejt e kundërta ndodh kur sheh dhe dëgjon lypsët që i ke pranë”, thotë Ildi.

/Marenglen Kume/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here