Lushnja mund Kukësin

Lushnja mund Kukësin

Ditën e djeshmë Lushnja ka kryesuar në ndeshjen me Kukësin. Trashi ka shënuar në minutën e 54-t, duke  vulosur kështu fitoren befasuese të Lushnjes kundër nënkampionëve të Kukësit. Lagunarët e rikthyer në Superiore pas katër vitesh janë shfaqur të vendosur dhe të etur për fitore. Kështu fitorja merr vlera maksimale, pasi u arrit kundër një

Ditën e djeshmë Lushnja ka kryesuar në ndeshjen me Kukësin. Trashi ka shënuar në minutën e 54-t, duke  vulosur kështu fitoren befasuese të Lushnjes kundër nënkampionëve të Kukësit.

Lagunarët e rikthyer në Superiore pas katër vitesh janë shfaqur të vendosur dhe të etur për fitore. Kështu fitorja merr vlera maksimale, pasi u arrit kundër një skuadre, që bëri histori me konkurimin në Europa League dhe që ishte një nga më të investuarat në merkaton e verës.

Duhet thënë se edhe kuksianët gjatë gjithë lojës u përpoqën të tregonin vlerat e tyre, dhe ishin ata të cilët krijuan disa mundësi mjaft të mira për shënim.

Kukësi pati dy mundësi mjaft të mira, por portieri Spaho nuk lejoi që topi të depërtonte në rrjetën e portës së tij .

Pas këmbënguljes së kuksianëve për të shënuar , vjen goli spektakolar i Trashit i cili vulos dhe fatin e kësaj ndeshje përmbyllëse për javën e parë  të kampionatit tonë. Që e vendos Lushnjen në radhë me skuadrat kryesuese.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar