Lumi i Matit dhe Gjiri i Lazit, përpijnë 2 të rinjt

Lumi i Matit dhe Gjiri i Lazit, përpijnë 2 të rinjt

Dy të rinj kanë humbur jetën sot, njëri në lumin e Matit  dhe tjetrit në Gjirin e Lalzit. Viktima e parë Elsion Mjeshtri 20-vjeç mësohet se është mbytur në lumin e Matit afër Klosit, ndërsa kishte shkuar për të mposhtur temperaturat e larta. Trupi i tij u gjet nga familjarët të cilët më pas lajmeruan

Dy të rinj kanë humbur jetën sot, njëri në lumin e Matit  dhe tjetrit në Gjirin e Lalzit. Viktima e parë Elsion Mjeshtri 20-vjeç mësohet se është mbytur në lumin e Matit afër Klosit, ndërsa kishte shkuar për të mposhtur temperaturat e larta. Trupi i tij u gjet nga familjarët të cilët më pas lajmeruan policinë lokale.

Ndërkaq viktima e dytë mësohet se është Besjan Maja 22 vjeç, është mbytur në Gjirin e Lalzit, ai  kishte hyrë në ujë për tu larë, por nuk ka mundur të dalë dot më prej tij. Të afërm dhe shokë të 22-vjeçarit në pamundësi për të nxjerr trupin e pajetë kanë lajmëruar policinë.

Polumbarët kanë bërë të mundur që pak kohë më vonë të nxjerrin nga uji trupin e tij të pajetë. Shkaqet mbeten ende te paqarta për mbytjen e e dy të rinjve.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar