Dy të rinj kanë humbur jetën sot, njëri në lumin e Matit dhe tjetrit në Gjirin e Lalzit. Viktima e parë Elsion Mjeshtri 20-vjeç mësohet se është mbytur në lumin e Matit afër Klosit, ndërsa kishte shkuar për të mposhtur temperaturat e larta. Trupi i tij u gjet nga familjarët të cilët më pas lajmeruan
Dy të rinj kanë humbur jetën sot, njëri në lumin e Matit dhe tjetrit në Gjirin e Lalzit. Viktima e parë Elsion Mjeshtri 20-vjeç mësohet se është mbytur në lumin e Matit afër Klosit, ndërsa kishte shkuar për të mposhtur temperaturat e larta. Trupi i tij u gjet nga familjarët të cilët më pas lajmeruan policinë lokale.
Ndërkaq viktima e dytë mësohet se është Besjan Maja 22 vjeç, është mbytur në Gjirin e Lalzit, ai kishte hyrë në ujë për tu larë, por nuk ka mundur të dalë dot më prej tij. Të afërm dhe shokë të 22-vjeçarit në pamundësi për të nxjerr trupin e pajetë kanë lajmëruar policinë.
Polumbarët kanë bërë të mundur që pak kohë më vonë të nxjerrin nga uji trupin e tij të pajetë. Shkaqet mbeten ende te paqarta për mbytjen e e dy të rinjve.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *