Luli Bitri, protagoniste në filimin “Më në fund në shtëpi”

Luli Bitri, protagoniste në filimin “Më në fund në shtëpi”

Luli Bitri, aktorja shqiptare pas suksesit në filimin “Dimmi che destino avrò” vijon të jetë edhe në vëmendjen e regjisorëve shqiptarë. Së fundi aktorja është përzgjedhur nga regjisori Kreshnik Saraçi, për një rol në filmin e tij artistik “Më në fund në shtëpi” që do të nisë pas disa kohësh xhirimet. Aktorja e njohur Luli

Luli Bitri, aktorja shqiptare pas suksesit në filimin “Dimmi che destino avrò” vijon të jetë edhe në vëmendjen e regjisorëve shqiptarë.

Së fundi aktorja është përzgjedhur nga regjisori Kreshnik Saraçi, për një rol në filmin e tij artistik “Më në fund në shtëpi” që do të nisë pas disa kohësh xhirimet.

Aktorja e njohur Luli Bitri do të luajë rolin e bashkëshortes në çift, filmi ka në qendër të vëmëndjes një udhëtim familjar.

Katër pjesëtarë të një familjeje bëjnë një rrugë të gjatë për tu kthyer në shtëpi. Ata po kthehen nga varrimi i babait të burrit ose gjyshit të fëmijëve. Një udhëtim i lodhshëm, nëpërmjet të cilit, dalin në pah të gjitha problemet e kësaj familjeje. Mungesa e komunikimit midis brezave dhe gjithashtu e asaj në çift.

Aktorja është vlerësuar me shumë çmime të rëndësishme,  i fundit ishte  çmimi i marrë në Napoli në edicionit XIII të Festivalit “Napoli Cultural Classic”.

Para këtij çmimi, aktorja e njohur është vlerësuar me dy të tjerë për rolin e luajtur për rolin e Alinës në “Dimmi che destino avrò”.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar