Luhatje në çmimin e naftë. Takim i tensionuar SHBA-Kinë

Luhatje në çmimin e naftë. Takim i tensionuar SHBA-Kinë

Nafta vazhdon të mbetet një nga temat më të dikutuara gjatë javës, e lidhur kjo ngushtë edhe me zhvillimet e ndryshme ekonomike e politike mes shteteve. çmimi i naftës është shfaqur i qëndrushëm diten e sotme si rrjedhojë e rritjes së rezervave të naftës në SHBA me nje hap më të ngadaltë se ajo që

Nafta vazhdon të mbetet një nga temat më të dikutuara gjatë javës, e lidhur kjo ngushtë edhe me zhvillimet e ndryshme ekonomike e politike mes shteteve. çmimi i naftës është shfaqur i qëndrushëm diten e sotme si rrjedhojë e rritjes së rezervave të naftës në SHBA me nje hap më të ngadaltë se ajo që ishte parashikuar. Nga ana tjeter investitoret po presin zhvillimet e fundit që do vijnë nga takimi i administratës amerikane dhe asaj kineze mbi tregtinë.
Të dhenat e publikuara nga Administrata për Informimin mbi Energjinë tregojnë se ritmet e rezevave të naftës kanë qenë më të ulta se parashikimet, si pasojë e pakësimit të importeve nga Arabia Saudite. Kjo ka sjellë që një fuçi nafte në Amerike të tregtohet në rreth 54.1 dollarë e në Londrër më rreth 61.7 dollarë.
Ngjarjet e zhvilluara mes Amerikës dhe Venezuelës javën e shkuar kanë sjellë çrregullimet e veta në furnizim. Bisedimet dy ditore mes Amrikës dhe Kinës priten të jenë të tensionuara dhe kjo reflektohet edhe në tregjet globale. Nëse ky diskutim nuk do të ketë progres, Amerika ka kërcenuar dyfishim tarifash për mallrat Kinezë, duke filluar nga 2 marsi i këtij vit, tregon Scan TV.

S.H

crude-oil-getty-784x441

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar