Luftoni rrudhat me produkte ushqimore

Luftoni rrudhat me produkte ushqimore

Rrudhat janë armiqtë kryesorë dhe një nga problemet më shqetësuese për çdo femër. Mosha, lodhja, trashëgimia gjenetike, ekspozimi i gjatë në diell janë vetëm disa nga faktorët kryesorë të shfaqjes së tyre, të cilat jo në pak raste i detyrojnë femrat të drejtohen drejt kremrave të shtrenjtë dhe operacioneve estetike. Megjithatë, këshillat e gjysheve janë

Rrudhat janë armiqtë kryesorë dhe një nga problemet më shqetësuese për çdo femër. Mosha, lodhja, trashëgimia gjenetike, ekspozimi i gjatë në diell janë vetëm disa nga faktorët kryesorë të shfaqjes së tyre, të cilat jo në pak raste i detyrojnë femrat të drejtohen drejt kremrave të shtrenjtë dhe operacioneve estetike.

Megjithatë, këshillat e gjysheve janë ende të vlefshme.

Veza

Veza është një nga produktet me vlera të shumta ushqyese. Një masazh me të bardhën e vezës për 15 minuta është shumë i vlefshëm për membranat qelizore dhe mbrojtjen nga rrezet ultraviolet, pasi përmban vitamina E dhe B.

Vaji i ullirit

Cdo natë para se të flini masazhojeni lëkurën me  pak vaj ulliri, do të keni një lëkurë më të butë, dhe të mbrojtur nga rrudhat e moshës.

vaj_ulliri

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet jane të pasura me vitaminat Adhe D, mungesa e të cilave në lëkurë përbën shkakun kryesor  të tharjes së epidermës, pra të krijimit të rrudhave.

Lëngu i limonit

Një masazh me një gjysmë limoni mbi rrudhat e fytyrës eshtë shumë i vlefshëm, pasi lëngu e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave, ndihmon në heqjen e njollave të lëkurës falë acidit askorbik.

Gjithashtu dhe një masazh herë pas here mbi sy, ballë dhe qafë mund t’ju ndimojnë për të patur një fytyrë të freskët.

/Elona Tereziu/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar