Lufta në Ukrainë/ UEFA merr masa: Finalja e Champions League nuk do të luhet në Zenit St.Petersburg

Lufta në Ukrainë/ UEFA merr masa: Finalja e Champions League nuk do të luhet në Zenit St.Petersburg

Finalja e Uefa Champions League nuk do të luhet në stadiumin “Zenit St. Petersburg”. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga UEFA, pas përplasjeve të fundit që po ndodhin aktualisht mes dy shteteve si Rusia dhe Ukraina. Një takim do të mbahet të premten nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të diskutuar krizën që

Finalja e Uefa Champions League nuk do të luhet në stadiumin “Zenit St. Petersburg”. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga UEFA, pas përplasjeve të fundit që po ndodhin aktualisht mes dy shteteve si Rusia dhe Ukraina.

Një takim do të mbahet të premten nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të diskutuar krizën që po kalon Rusia në marrëdhënie me Ukrainën dhe burimet pranë tyre konfirmojnë se ndeshja finale e kompeticionit më të rëndësishëm eurpioan nuk do të mbahet në këtë stadium, më datë 28 maj 2022, siç ishte planifikuar më herët.

Mediat britanike propozuan idenë për të pritur finalen e madhe në stadiumin “Wembely” të Londrës. Ky propozim u refuzua nga UEFA, pavarësisht sulmeve në Ukrainë dhe ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme këtë të premte për të vendosur përfundimisht se ku do të mbahet finalja e madhe e sezonit 21-22.

Përveç kësaj finaleje, në rrezik është dhe ndeshja midis Rusisë dhe Polonisë, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ermal Spahiu

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar