Çështja e Sirisë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, i cili ka kapur shifra rekord, më të lartat përgjatë dy viteve të fundit. Ari i zi ditën e sotme është shkëmbyer me 112 dollarë për fuçi, ndërsa nafta referencë europine, Brent ka arritur 116 dollarë për fuçi. Kjo e fundit sipas eksperteve mund
Çështja e Sirisë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, i cili ka kapur shifra rekord, më të lartat përgjatë dy viteve të fundit.
Ari i zi ditën e sotme është shkëmbyer me 112 dollarë për fuçi, ndërsa nafta referencë europine, Brent ka arritur 116 dollarë për fuçi. Kjo e fundit sipas eksperteve mund të arrijë në $150 për fuçi, në rast se konflikti do vazhdojë dhe fuqitë europiane do të sulmojnë Sirinë.
Ndërkohë që nga Libia vjen lajmi se niveli i prodhimit mund të bjerë nën 200.000 fuçi në ditë, niveli më i ulët që nga koha e protestave kundër Muammar Gadafit në vitin 2011.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *