Lufta ndaj lëndëve narkotike, konferencë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane

Lufta ndaj lëndëve narkotike, konferencë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane

Kultivimi i kanabisit dhe tregtimi i tij është problemi që ka mbledhur ne një konferencë të përbashkët drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin si dhe Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi. Në konferencë u tha se Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra janë prefekturat ku

Kultivimi i kanabisit dhe tregtimi i tij është problemi që ka mbledhur ne një konferencë të përbashkët drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin si dhe Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi.

Në konferencë u tha se Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra janë prefekturat ku kultivohet ende kanabisi.

Ndërsa italiani Bastoni theksoi se Lazarati mbetet një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit, ku sipas tij lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro. Sipas tij, policia italiane është e shqetësuar sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet në Itali.

Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare gjatë operacionit të monitorimit nga ajri të parcelave me lëndë narkotike.

Lidhur me këtë, Burgaj  deklaroi: “Nga filmimet ajrore është bërë i mundur fotografimi i të gjitha parcelave në vend dhe zonat më problematike janë Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla, larg zonave të banimit dhe në zona të thella malore.”

Më tej drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se me rëndësi është dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuese të drogës.

/Romina Qama/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar