“Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli”, në ditën ndërkombëtare të librit

“Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli”, në ditën ndërkombëtare të librit

“Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli” i autorit Spiro Mela nga Akademia e Athinës është një tjetër botim i autorëve të huaj për figurën e Ali Pashë Tepelenës. Ndërmjet këtij libri autori ka dashur të përcjellë tek lexuesi një tjetër dimension të figurës së këtij personazhi të rëndësishëm të historisë shqiptare, i cili

“Luani i Epirit – Ali Pasha dhe Suli” i autorit Spiro Mela nga Akademia e Athinës është një tjetër botim i autorëve të huaj për figurën e Ali Pashë Tepelenës. Ndërmjet këtij libri autori ka dashur të përcjellë tek lexuesi një tjetër dimension të figurës së këtij personazhi të rëndësishëm të historisë shqiptare, i cili vijon të jetë frymëzuese dhe në ditët e sotme  për studiuesit dhe historianët.

Koleksionet e librave dedikuar jetës së Ali Pashë Tepelenës bëhen publike për herë të parë në Ditën Ndërkombëtare të Librit në ambjentet e Biblotekës Kombëtare. Biblioteka Kombëtare disponon material mjaft të pasur përsa i përket jetës Ali Pashë Tepelenës, ku një pjesë  e tij u ekspozuan për publikun e gjerë në këtë ditë të shënuar. Studiuesit dhe historianët shpeshherë u rikthehen arkivave duke zbuluar e duke na dhënë një dimension tjetër të jetës dhe figurës së tij.

Gjatë fjalës së mbajtur, drejtrori i Biblotekës Kombëtare, Aurel Plasari shprehet se “Autorë që fillojnë prej udhëtarëve, diplomatëve dhe nganjëherë dhe aventurierëve të cilëve Pashallëku i Janinës brenda perandorisë turke i tërhoqi në mënyrë të veçantë. Për të na lënë dëshmi burimore të jashtëzakonshme, të cilat krahas atyre dokumentare janë një bazë shumë e rëndësishme për të ndërtuar historinë e Ali Pashë Tepelenës dhe Pashallëkut të tij”.

Veprimatria jetësore e Ali Pashë Tepelenës ka qenë tejet e mbushur me aktivitete e reforma të shumta të ndërmarra prej tij. “Një nga reformat më të rëndësishme që ai ka ndërmarrë ndoshta ka qenë reforma fetare. Përpjekja e Ali Pashë Tepelenës që të zhdukte diferencimin e dy grupimet e mëdha fetare, muhamedanëve në perandorinë osmane dhe kaurëve në pashallëk”, vazhdon Plasari.

Ai shton se Ali Pashë Tepelena gjithashtu ka bërë përpjekje për të bërë reforma arsimore, pasi prirja e tij për të grupuar intelektualë dhe dijetarë të rëndësishëm, për t’i vënë në punë që të organizonin dhe të arsimonin brezin e rinj të intelektualëve ka qenë një tjetër hap i tij. Mbahet mend dhe si një organizator i garave sportive, i shfaqjeve muzikore, teatrore, deri dhe në nxitjen e kërkimeve arkeologjike. Veprimtaritë e Ali Pashë Tepelenës, sipas Plasarit, tashmë janë të dëshmuara, aq sa mund të flitet dhe për ndikimin që ka pasur nga revolucioni francez.

Kjo ekspozitë ishte ndarë në dy pjesë, në promovimin e librit dhe në ekspozimin e disa prej librave që autorë të huaj dhe shqiptarë ia kanë kushtuar veprmimtarisë jetësore të Ali Pashë Tepelenës. Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe Ministri  i Kulturës, Visar Zhiti, i cili për herë të parë shkeli në ambientet e  Bibliotekën Kombëtare që kur është emëruar në këtë post.

/Sonila Qazimi/

ali pasha

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar