Luan Rama: Ndarja e mandateve duhet të diskutohej

Luan Rama: Ndarja e mandateve duhet të diskutohej

Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, mendon se çështja e ndarjes së mandatit të deputetit me atë të ministrit do të duhet të diskutohej dhe konsultohej gjerësisht. Luan Rama në një prononcim për mediat, u shpreh dje, se: “Është një çështje që do duhej të ishte diskutuar dhe të ishte konsultuar më mirë në

Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, mendon se çështja e ndarjes së mandatit të deputetit me atë të ministrit do të duhet të diskutohej dhe konsultohej gjerësisht.

Luan Rama në një prononcim për mediat, u shpreh dje, se: “Është një çështje që do duhej të ishte diskutuar dhe të ishte konsultuar më mirë në momentin kur u artikulua. Unë nuk di në Europë të ketë vend tjetër që aplikon këtë standard me përjashtim të Francës”.

“Është një problem, për të cilin është shpallur një qëndrim nga kryetari i PS, me këtë parim ka rënë dakord dhe LSI për të mos krijuar dy standarde. Është një çështje që ndoshta do të shihet në mënyrë më konkrete në momentin kur do të formësohet realisht qeveria e re”, tha Rama.

Nga ana tjetër sa i përket ndarjes së dy posteve, u vendos të diskutohej nga LSI, në takimit të parë pas fitores së zgjedhjeve, midis dy kryetarëve Ilir Meta e Edi Rama.


Luan Rama kthehet pas 8 vitesh në Kuvend.në një pyetje dretuar drepërdretë atij, nëse do ta linte mandatin e deputetit për ministrin, Rama shpjegon se “Mandati i deputetit është mandat përfaqësimi politik, mandat i fituar me votë dhe përgjithësisht gjykimi apo ndarja mes një mandati të fituar me votë dhe një mandati të marrë me emërim, logjika normale të çon të orientohesh drejt mandatit të përfaqësimit”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI.

Ai shprehet shumë optimist në lidhje me bashkëqeverisjen me PS dhe shton se forca politike që ai përfaqëson i sheh përgjegjësitë e njëjta si në qeveri ashtu edhe në Kuvend.

“Angazhimet në grupin parlamentar, angazhimet në qeveri për ne janë një trupë e vetme, janë plotësuese, janë bashkëvepruese dhe nga kjo pikëpamje nuk ka shumë rëndësi ku do të jetë njëri emër apo ku do të jetë tjetri”, u shpreh Rama

 /Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar