LSI: Spastrimi nuk është filozofia jonë, do veprojmë me transparencë

LSI: Spastrimi nuk është filozofia jonë, do veprojmë me transparencë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot nëpërmjet një konference për shtyp , në lidhje me situatën e krijuar me familjet rome, shndërrimin e SHQU-së në seli të PD-së, deklaratat e PS-së për reformimin e administratës si dhe KQZ-në. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se kërkohet një zgjidhje emergjente për situatën e krijuar

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot nëpërmjet një konference për shtyp , në lidhje me situatën e krijuar me familjet rome, shndërrimin e SHQU-së në seli të PD-së, deklaratat e PS-së për reformimin e administratës si dhe KQZ-në.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se kërkohet një zgjidhje emergjente për situatën e krijuar me familjet rome.

“Sot BE-ja pret qëndrim dinjitoz nga Shqipëria pasi kjo çështje është ndër prioritetet e integrimit të vendit. Ne mbështesim çdo mundësi që i jep zgjidhje këtij problemi shumë akut. Duhet zgjidhje e shpejtë për romët. Qeveria në ikje u tregua indiferente ndaj këtij komuniteti ” tha Vasili.

Më tej ai e cilësoi si të nxituar dhe të gabuar vendimin për shndërrimin e SHQU në seli të PD-së.

“Vendimi bie ndesh me përmirësimin e strukturave të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s, që kërkon përmirësime e ambiente gjithnjë e më moderne. Fakti qe qeveria merr vesh pas 23 qershorit që selia e PD është në pronë private është qesharak”, tha ai.

Sipas tij, çdo mungesë transparence për aktet e qeverisë është e dënueshme, prandaj edhe qeveria e re e mbas shtatorit do të verifikojë gjithë vendimet, cilat kanë qenë të drejta dhe cilat kanë qenë në dëm të shqiptarëve dhe ato vendime që kanë qenë abuzive do të rishikohen.

I pyetur në lidhje me mundësinë për reformimin e administratës, nënkryetari i LSI-së, tha se kjo nuk ka lidhje me filozofinë e mazhorancës. ‘‘Ne do të kemi udhërrëfyes legjislacionin shqiptar dhe askush nuk do jetë i kërcënuar nga hakmarrja politike, por testi i tyre do jetë puna e tyre me efiçensë”, tha ai.

Vasili komentoi për gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp dhe situatën me KQZ-në. Sipas tij, mazhoranca e re do të punojë për riformatimin e këtij institucioni.

/Romina Qama/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar