Forcat e armatosura britanike po hartojnë plane për ndërhyrje në Siri. Zyra e kryeministrit, David Cameron, tha se sot do të vendoset nëse do të zhvillohet mbledhja e Parlamentit për të debatuar për ndërhyrje të mundëshme ushtarake, si kundërpërgjigje e përdorimit të armëve kimike. Dje inspektorët e Kombeve të Bashkuara vizituan njërën prej zonave ku ka
Forcat e armatosura britanike po hartojnë plane për ndërhyrje në Siri. Zyra e kryeministrit, David Cameron, tha se sot do të vendoset nëse do të zhvillohet mbledhja e Parlamentit për të debatuar për ndërhyrje të mundëshme ushtarake, si kundërpërgjigje e përdorimit të armëve kimike.
Dje inspektorët e Kombeve të Bashkuara vizituan njërën prej zonave ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik. Gjatë inspektimit kanë arritur të mbledhin atë që është përshkruar si “dëshmi e vlefshme”.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione shtesë, të cilat do të bëhen publike gjatë ditëve të ardhshme.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, i ka përgënjeshtruar raportet për sulmin kimik. Rusia gjithashtu thotë se nuk ka prova që dëshmojnë akuzat kundër regjimit në Siri.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *