Milan i Alegrit provon humbjen e hidhur në këtë fillim sezoni, përball Hellas Verona, e sapongjitur në Seria A. Kampionati Italian ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri 2013-2014. Ndeshja hapëse ishte ajo mes pretendentëve për kampion , Milanit përball të rinjve në “Seria A” , Hellas Verona. Një ndeshje e lehtë në letra për
Milan i Alegrit provon humbjen e hidhur në këtë fillim sezoni, përball Hellas Verona, e sapongjitur në Seria A.
Kampionati Italian ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri 2013-2014. Ndeshja hapëse ishte ajo mes pretendentëve për kampion , Milanit përball të rinjve në “Seria A” , Hellas Verona.
Një ndeshje e lehtë në letra për “djajt e kuq” por futbolli luhet në fushë. Milani e nis mirë, plot aksione dhe dëshirë për të shënuar. Përpjekjet u shpërblyen në minutën e 14 kur Andrea Poli shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë nga Bloteli dhe kalon Milanin në avantazh. Kur mendohej se pjesa tjetër do të ishte histori , “ujku i vjetër” , Luka Toni në debutimin e tij me fanellën e Veronës do barazojë shifrat me një goditje perfekte me kokë.
Skuadra e sapo ngjitur në Seria A kërkon të bëjë surprizën në ndeshjen e parë duke ushtruar presion ndaj djemve të Alegrit. Minuta magjike për veronasit që në minutën e 53 do të marri avantazhin për herë të parë në këtë ndeshje. Është përseri Toni më goditjet e tij më kokë që konfirmon një pasdite në formë dhe i siguron 3 pikët e para Hellas Verona.
Një paraqitje e dobët e kampit milanist që çalon që në ndeshjen e parë përball një skuadre të konsideruar modeste.
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *