Lojtari ganez i Milanit, i prekur nga EBOLA, Mesfushori: Lajm i rremë

0

Një lajm tronditës vjen nga Italia. Mesfushori ganez i Milanit, Michael Essien rezulton se është i prekur nga EBOLA, virusi vdekjeprurës që po përhapet nëpër të gjithë botën.

Daily Times Nigeria citon fjalët e zëdhënësit të Milanit, Ricardo Coli, i cili shprehet se kjo është një goditje e madhe: Është një goditje e madhe për të gjithë, përfshirë edhe klubin, por ne jemi optimist për Essien” tha Coli.  Zëdhënësi I Milanit ka shtuar më tej: “Essien është një person shumë i fortë, dhe Ebola është kapur në fazat e hershme. Ekspertët tani janë duke u marr me Essien”

 Pas këtij alarmi të publikuar në media Essien ka reaguar në një postim në Twitter ku shprehet se është mirë nga ana shëndetësore dhe i gatshëm për t’u trajnuar në fushën e gjëlbërt. “ Janë të pavërteta thashethemet në internet që unë jam i prtekur nga virusi Ebola. Unë jam shumë mirë dhe po eci shumë mirë dhe do të vazhdoj trajnimin si zakonisht ditën e nesërme. #lajmirremë. “ shkruan Essein duke përgenjështruar të gjithë thashethemet e përhap[ura në lidhje me alarmin e përhapur.

/Objektiv.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here