Llalla: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit,në fokus të 2014-ës

  Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në një takim të zhvilluar me strukturat drejtuese të Prokurorisë së Përgjithshme ka paraqitur një analizë për vitin që shkoi si dhe sfidat  e drejtësisë për vitin e ardhshëm. Llalla është shprehur se fokusi kryesor vijon të qëndrojë tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Opinioni publik ka

 

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në një takim të zhvilluar me strukturat drejtuese të Prokurorisë së Përgjithshme ka paraqitur një analizë për vitin që shkoi si dhe sfidat  e drejtësisë për vitin e ardhshëm.

Llalla është shprehur se fokusi kryesor vijon të qëndrojë tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Opinioni publik ka një pritshmëri të lartë për punën e prokurorisë dhe për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme duhet t’u japë zgjidhje sa më të shpejtë çdo ankese apo shqetësimi të qytetarëve për punën e prokurorëve. Drejtoria e Hetimit të angazhohet maksimalisht në përmbylljen e hetimeve të çështjeve të nisura gjatë vitit 2013, duke vënë theksin, “sidomos tek ato çështje që kanë një impakt në opinionin publik.

‘’Drejtoria Gjyqësore, e cila përfaqëson akuzën në emër të shtetit në shkallën më të lartë të gjyqësorit, ka si detyrë prioritare gjatë vitit 2014, krahas të tjerave, angazhimin për bindjen e Gjykatës së Lartë në nxjerrjen e vendimeve unifikuese, të cilat do të standartizojnë praktikën për trajtimin e njëjtë të rasteve të ngjashme.’’, ka thënë Llalla.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar