Liqeni Artificial në luftë për mbijetesë

Nuredin Bardhi & Aurel Kodheli Ndërtimet pa kriter pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës po ecin me ritme të shpejta . Parku i Liqenit u ndërtua në komunizmit dhe po shkatërrohet në kohën e sotme. Pas betonizimit të plotë të kodrave përreth, duket se tani i ka ardhur radha vetë liqenit. Ndërtimet kanë arritur deri

Nuredin Bardhi & Aurel Kodheli

Ndërtimet pa kriter pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës po ecin me ritme të shpejta . Parku i Liqenit u ndërtua në komunizmit dhe po shkatërrohet në kohën e sotme.

Pas betonizimit të plotë të kodrave përreth, duket se tani i ka ardhur radha vetë liqenit. Ndërtimet kanë arritur deri nën digë, gjë e cila rrezikon seriozisht ekzistencën e Liqenit Artificial.

Specialistë të ndryshëm të hidroteknikës dhe digave bashkohen në një zë të vetëm kur flitet për ndërtimin e ri afër digës së Liqenit Artificial: Për asnjë lloj arsye nuk duhet të bëhet! “Më teknikisht, pranë digave, në anën e poshtme të tyre, nuk duhet të bëhen ndërtime kapitale të tjera. Kjo largësi duhet të jetë tej kufirit, dy herë lartësinë e digës nga fundi i takimit të skarpatës për digat me material vendi”, cilëson një nga mjeshtrit e digave Dr. Kristo Goga.

Një grup të rinjsh kanë dalë kundër ndërtimeve te diga e Liqenit Artificial të Tiranës që do të shkatërrojë hapësirat publike. Ata i dorëzuan Presidentit, Kryeministrit por edhe Kryeparlamentarit një petiticion ku shtjellojnë se nuk duhet ndërtuar në hapësirat e mbetura publike dhe veçanërisht pranë Liqenit. Ndër to thuhet se ky ndërtim përveç të keqes që po bëhet atje i hap rrugën tharjes së Liqenit.

Ervin Goci, pedagog i Universitetit të Tiranës, shprehet se nëse ndërtojmë këtë pallat 17-katësh, liqeni do të thahet. “Kjo sepse është e pamundur që liqeni të bashkëjetojë me pallatet. Ne duam që gjithë këtë pjesë, siç është në hartën e planit të bashkisë në 2013, të jetë e qytetarëve për parqe dhe hapësira publike”, thotë ai.

Sipas ambientalizmit Sazan Guri, hapësirat publike të përcaktuara në Tiranë do ruhen nga plani i përgjithshëm urban i 2013-s, do ruhen si kufij të shenjtë. “Të ruhet statusi zonë e veçantë e parkut të Tiranës. Zonat sportive dhe terrenet sportive qe janë të shpërndara në Tiranë, një nga këto është dhe zona sportive e kompleksit Dinamo, të kthehen në zonë urbane”, thekson ai.

Sa i përket mendimit të qytetarëve për ndërtimin që po bëhet nën digë, ata shprehen se jo vetëm të ndalohen punimet, por duhet të anulohet si projekt. “Ndërtime të tilla i marrin frymën fëmijëve tanë duke zënë ato pak hapësira të gjelbra që kanë ngelur, thotë një prej qytetarëve që gjendet tek shëtitorja mbi digë.

Disa të tjerë shprehen se këta “masakrues” të hapësirave publike shfrytëzojnë ç’do milimetër tokë për të ndërtuar.

Përveç dëmit mjedisor, kompania që po kryen punimet po ndot edhe rrugën me dheun e nxjerrë. Për këtë ndotje kompania është gjobitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban. Me sa duket, kjo gjobë ka bërë punën e saj, pasi janë marrë masa për pastrimin e rrugës nga punonjësit e firmës.

I gjithi ky shqetësim duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e kësaj masakre mjedisore. Punimet vazhdojnë intensivisht, madje me tri turne.

nuri 1108

nuri 1109

nuri 1112

nuri 1113

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar