Fifa vendosi, Lionel Messi është lojtari më i mirë i Botërorit, Brazil 2014. Argjentinasi dhe pse nuk shënoi asnjë gol pas fazës së grupeve u vlerësua si “Topi i Artë” i këtij kompeticioni duke marrë një ngushëllim sado minimal për humbjen e trofeut të madh. Kjo ishte hera e parë për Messin që fitonte këtë
Fifa vendosi, Lionel Messi është lojtari më i mirë i Botërorit, Brazil 2014.
Argjentinasi dhe pse nuk shënoi asnjë gol pas fazës së grupeve u vlerësua si “Topi i Artë” i këtij kompeticioni duke marrë një ngushëllim sado minimal për humbjen e trofeut të madh.
Kjo ishte hera e parë për Messin që fitonte këtë trofe prestigjoz në planin individual.
Ndërkohë që portieri më i mirë nuk kishte se kush të shpallej tjetër përvecse Manuel Neuer, që do të mbahet mend jo vetëm për pritjet e tij por dhe për rolin e “mbrojtësit” në ndeshjen me Algjerinë.
James Rodriguez bëhet kolumbiani i parë që fiton “Këpucën e Artë” të turneut me 6 gola të shënuar ndërsa Kolumbia u shpall gjithashtu dhe skuadra Fair Play.
Lojtari i ri më i talentuar u vlerësua Paul Pogba që ishte një prej elementëve më të mirë të Francës në këtë kompeticon.
/Dorjan Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *