Limaj në arrest edhe dy muaj të tjerë

Limaj në arrest edhe dy muaj të tjerë

Deputeti Fatmir Limaj dhe 9 të akuzuarit e tjerë për rastin “Kleçka” do të vazhdojnë të mbeten në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Vendimi është marrë nga gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmonsm. Më 7 qershor kryetari i trupit gjykues kishte marrë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn

Deputeti Fatmir Limaj dhe 9 të akuzuarit e tjerë për rastin “Kleçka” do të vazhdojnë të mbeten në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Vendimi është marrë nga gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmonsm.

Më 7 qershor kryetari i trupit gjykues kishte marrë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe 9 ish-bashkëluftëtarëve të tij, por ditën e premte më 14.06.2013, Gjykata e Apelit në Prishtinë mori vendimin që Limajt e të tjerëve t’u kthehet arresti shtëpiak.

“Kryetari i trupit gjykues, në rastin Kleçka, gjyqtari i EULEX-it, zotni Malcolm Simmonsm, ka sjell vendim me të cilin i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak z. Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj, deri me 18 gusht 2013. Ky vendim është sjell kinse për të pamundësuar ndikimin në dëshmitar të vet mbrojtjes, gjë që është palogjikshmëri juridike. Duke e pas parasysh se gjykimi në këtë çështje vazhdon me 3.07.2013 ekipi mbrojtës i z. Fatmir Limaj do të vendos për hapa të mëtejm juridik”, ka thënë për gazetën “Express” avokati i Limajt, Tom Gashi.

Gjithashtu, avokati i Limajt shprehet se vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak është i panevojshëm, duke kundërshtuar vendimin.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani e Apelit, vitin e kaluar kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”. Po të njëjtin vit, Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë në rigjykim rastin “Kleçka.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar