Ligji i ri, testim për nënpunësit e administratës

1

Nënpunësit e administratës publike do t’i nënshtrohen një testimi brenda një viti, duke filluar nga data 1 tetor 2013.

Ligji i ri për nënpunësin civil i miratuar me konsensus nga parlamenti sanksionon, se të gjithë drejtuesit aktualë duhet t’i nënshtrohen konkursit kombëtarë edhe nëse nuk emërohen në detyrë, atëherë marrëdhënia me punëdhënësin përfundon.

“Nëpunësit ekzistues, që janë të punësuar në pozicione të nivelit të lartë drejtues, pjesë të shërbimit civil, sipas këtij ligji, në institucionet në varësi të kryeministrit apo një ministri, detyrohen t’u nënshtrohen procedurave të pranimit në TND (Trupa e Nivelit Drejtues), brenda një viti nga bërja efektive e këtij ligji. Në rast se këta nëpunës nuk emërohen si anëtarë të TND-së në përfundim të kësaj periudhe, marrëdhënia e tyre përfundon, për shkak të ligjit”, thuhet në dispozitën kalimtare të ligjit për nëpunësin civil.

Ky ligj përcakton cakun e pjesëmarrjes së punonjësve të administratës në politikën aktive. Sipas tij, zyrtarët e administratës mund të bëhen pjesë e veprimtarive politike jashtë orarit zyrtar, pa shprehur bindjet e tyre, ndërkohë që u ndalohet rreptësisht antarësimi në një parti politike.

“Nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar. Nëpunësi civil duhet të përmbahet nga shprehja publike e bindjeve apo preferencave të tij politike. Nëpunësit civil i ndalohet të jetë anëtar i partive politike” përcaktojnë nenet e ligjit “Për Nëpunësin Civil”.

Për zgjedhjet parlamentare e vendore zyrtarët mund të kandidojnë vetëm pasi të jenë tërhequr nga postet që mbajnë.

“Nëpunësi civil ka të drejtën të kandidojë dhe zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë apo për organet e qeverisjes vendore. Në këtë rast nëpunësi detyrohet të kërkojë pezullimin nga detyra” përcakton ligji.

/Rovena Dupi/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here