Ligji i ri përgjysmon taksat e prapambetura të makinave

Ligji i ri përgjysmon taksat e prapambetura të makinave

Ligji për përgjysmimin e taksave të makinave i propozuar nga Ministria e Financave i jep mundësinë të gjithë pronarëve të automjeteve që kanë taksa të prapambetura t’i shlyejnë ato me gjysmën e çmimit që ka qenë. Sipas ligjit të ri thuhet se pas hyrjes në fuqi, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar

Ligji për përgjysmimin e taksave të makinave i propozuar nga Ministria e Financave i jep mundësinë të gjithë pronarëve të automjeteve që kanë taksa të prapambetura t’i shlyejnë ato me gjysmën e çmimit që ka qenë.

Sipas ligjit të ri thuhet se pas hyrjes në fuqi, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura mund ta paguajnë sipas këtij ligji. Në rast se pagesa bëhet brenda datës 30 qershor 2013, ata përjashtohen edhe nga penalitetet për vonesë në pagesën e taksave.

Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014.

/Enkeleda Cami/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar