Ligji i ri në polici: Si fitohet grada, 1% shtesë rroge për çdo vit pune

Tiranë- Zbardhet projektligji për  efektivët e policisë së shtetit.  Në draftin e zbardhur nga Gazeta Shqiptare   parashikohet se Policia e Shtetit do të organizohet në nëntë grada, të cilat sipas renditjes janë : nëninspektor, inspektor, nënkomisar, komisar, kryekomisar, drejtues,, drejtues i parë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i përgjithshëm. “ Punonjësi/ja i/ e policisë që

Tiranë- Zbardhet projektligji për  efektivët e policisë së shtetit.  Në draftin e zbardhur nga Gazeta Shqiptare   parashikohet se Policia e Shtetit do të organizohet në nëntë grada, të cilat sipas renditjes janë : nëninspektor, inspektor, nënkomisar, komisar, kryekomisar, drejtues,, drejtues i parë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i përgjithshëm.

“ Punonjësi/ja i/ e policisë që emërohet  në detyrën e Drejtorit të Përgjithsëm dhe Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, i jepet grada e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm në momentin që emërohet në këto funksione”, citon Ministria e Brendshme në nenin 39 të draftit që po punohet.

Ndërkohë, në nenin 43 të draftit për Policinë e Shtetit përcaktohen edhe kriteret për rritjen në gradë.

“Për fitimin e gradës “Nënkomisar” deri në “Drejtues i Parë” punonjësi/ja i/e policisë duhet të plotësojë kriteret: Të ketë vlerësim të aftësive individuale të punës jo më të ulët se 70% të vlerësimit të përgjithshëm, të përmbushë kriteret për pozicionin e punës, të jetë parashkruar masa disiplinore për shkelje të rëndë, sipas afatit të përcaktuar në këtë ligj, të ketë përfunduar trajnimin e detyrueshëm për gradë, të mos ketë filluar ndaj tij procedimi penal dhe të mos ketë filluar ndaj tij procedimi disiplinor për shkelje të rëndë”, citohet në nenin 43 të projektligjit.

Po në të njëjtin nen përcaktohet edhe periudha kohore që efektivët e policisë duhet të plotësojnë për marrjen e gradës.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar