Ligjet e Kuvendit të Maqedonisë nuk përkthehen në shqip

Ligjet e Kuvendit të Maqedonisë nuk përkthehen në shqip

Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk përkthehen në gjuhën shqipe. Institucionet kompetente nuk praktikojnë përkthimin e ligjeve në shqip pavarësisht se përdorimi i saj si gjuhë zyrtare garantohet me Kushtetutë. Edhe pse i obliguar me ligj që të gjitha materialet e shkruara t’i përkthejë dhe publikojë edhe në gjuhën shqipe, një

Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk përkthehen në gjuhën shqipe. Institucionet kompetente nuk praktikojnë përkthimin e ligjeve në shqip pavarësisht se përdorimi i saj si gjuhë zyrtare garantohet me Kushtetutë.

Edhe pse i obliguar me ligj që të gjitha materialet e shkruara t’i përkthejë dhe publikojë edhe në gjuhën shqipe, një gjë të tillë nuk e bën as Parlamenti i Maqedonisë. Në uebfaqen zyrtare të Shtëpisë Ligjvënëse, versionin në shqip, nuk ekziston kategoria “materiale”, ku duhet të publikohen Draft-Ligjet dhe amendamentet e dorëzuara në Kuvend.

Gjithashtu, versioni në shqip i uebfaqes së Ministrisë së Drejtësisë përmban një sërë gabimesh drejtshkrimore dhe devijim të gjuhës shqipe. Në faqen zyrtare të Ministrisë janë të shkruara fjalë dialektore, si “të nxjerruna” në vend  te “të miratuara”, ose fjalë të adaptuara nga maqedonishtja, si “amandmane” në vend se “amendamente”, gjithashtu pa gjetur përdorim të shkronjës “ë” në këtë uebfaqe.

Këto të dhëna publikohen vetëm në gjuhën maqedonase. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në korrik të vitit 2008,  megjithatë  5 vite pas miratimit të këtij Ligji, ai ende nuk zbatohet.

 

/Elta  Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar