Liderët politik të Maqedonisë ulen sot sërisht në tavolinën e negociatave

Liderët e katër partive kryesorë në Maqedoni pritet të ulen për herë të dytë në tavolinën e negociatave. Takimi vjen pas atij të javës së kaluar ku Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE, Zoran Zaev i LSDM, Ali Ahmeti i BDI dhe Menduh Thaçi i PDSH arritën të miratojnë një deklaratë për vazhdimin e dialogut politik dhe

Liderët e katër partive kryesorë në Maqedoni pritet të ulen për herë të dytë në tavolinën e negociatave. Takimi vjen pas atij të javës së kaluar ku Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE, Zoran Zaev i LSDM, Ali Ahmeti i BDI dhe Menduh Thaçi i PDSH arritën të miratojnë një deklaratë për vazhdimin e dialogut politik dhe mbajtjen e protestave të qeta dhe demokratike. Në këtë takim priten të jenë të pranishëm ambasadori amerikan në Shtyp, Jess Baily dhe ambasadori i BE , Aivo Orav. Bëhet e ditur se Gruevski dhe Zaev nesër do të udhëtojnë në Strasburg në takime me eurodeputetë.

Deri më tani dy kampet politike vazhdojnë të mbajn ë qëndrimet e tyre ku opozita kërkon dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e qeverisë kalimtare, ndërkohë që Gruevski ka dalur hapur duke deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk pranon qeveri kalimtare.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar