LG prezanton televizorin më të përparuar të kohës me format 8K

Para pak kohësh, para zhvillimit tw konferencws sw IFA u prezantua televizori me format 4k, i cili u cilësua si televizori më i përparuar dhe pamjen më të qartë të kohës. Shumë njerëz shpenzuan paratë e tyre duke blerë këtë televizor, por tani 4k nuk është teknologjia më e përparuar. Në konferencën e IFA kompania

Para pak kohësh, para zhvillimit tw konferencws sw IFA u prezantua televizori me format 4k, i cili u cilësua si televizori më i përparuar dhe pamjen më të qartë të kohës. Shumë njerëz shpenzuan paratë e tyre duke blerë këtë televizor, por tani 4k nuk është teknologjia më e përparuar.

Në konferencën e IFA kompania LG prezantoi një televizor me format 8K, madhësi 98 inç dhe ekran LCD. Kompania deklaron se cilësia e këtij televizori është 16 herë më e mirë se ajo e televizorëve full HD.

LG në konferencën e IFA nuk dha ndonjë specifikim apo informacion të detajuar mbi televizorin, por zakonisht 8K ka rezolucion me përmasa 7,680 x 4,320, të përbëra nga 33 milion piksel.

Ndryshe nga televizorët e tjerë të prezantuar, LG 8K nuk është i lakuar dhe zotëron një paraqitje 120 Hz LCD në vend të panelit OLED. Kompania LG akoma nuk ka i ka vendosur ndonjë emër këtij televizori me format 8K.

/Pamela Kulla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar