LG prezanton platformën webOS TV

LG është bërë gati ta prezantojë platformën e saj të re të njohur si webOS TV në panairin e CES 2014. Sistemin operativ për telefonat mobil, kompania koreane tani ka arritur ta transformojë për përdorim në televizorët e saj të mençur, apo ta shndërrojë në TV OS. LG ka thënë se ëebOS do të përdoret

LG është bërë gati ta prezantojë platformën e saj të re të njohur si webOS TV në panairin e CES 2014.

Sistemin operativ për telefonat mobil, kompania koreane tani ka arritur ta transformojë për përdorim në televizorët e saj të mençur, apo ta shndërrojë në TV OS.

LG ka thënë se ëebOS do të përdoret në më shumë se 70 për qind të televizorëve të saj të mençur të cilët do t’i prezantojë gjatë vitit, dhe se sistemin e ri operativ e ka dizajnuar në atë mënyrë që të jetë krejtësisht i ndryshëm nga versioni i mëparshëm i cili është përdorur për telefonat e mençur.

Televizorët e bazuar në sistemin operativ të LG’së, ëebOS do të vijnë me një numër të konsiderueshëm të karakteristikave, të cilat përfshijnë navigimin e lehtë, lidhjen e lehtë me rrjet si dhe kontrollin e TV-së me zë dhe me gjeste

/ Sonila Duka /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar