LG nxjerr televizorin e lakuar “OLED TV”

LG nxjerr televizorin e lakuar “OLED TV”

LG garanton se televizori i lakuar “OLED” ofron imazhe më të gjalla dhe më të natyrshme se kurrë më parë. Nga kompania njoftohet se televizori do të fillojë dërgesat e tij gjatë muajit të ardhshëm, duke e bërë kompaninë e parë që hedh në treg një produkt të tillë. Falë përdorimit të diodave organike dritë-lëshuese

LG garanton se televizori i lakuar “OLED” ofron imazhe më të gjalla dhe më të natyrshme se kurrë më parë. Nga kompania njoftohet se televizori do të fillojë dërgesat e tij gjatë muajit të ardhshëm, duke e bërë kompaninë e parë që hedh në treg një produkt të tillë. Falë përdorimit të diodave organike dritë-lëshuese bëhet e mundur që ekrani të bëhet më i hollë dhe më fleksibël sesa më parë.

Modeli 55 inch do të kushtojë fillimisht 13 550 dollarë dhe përkohësisht do shitet vetëm në Korenë e Jugut. Një i kompanisë tha se të jesh i pari në treg me diçka të re është shumë e rëndësishme për kompaninë që të ketë në dorë “patentën e prodhimit”.

“OLED TV” është i bazuar në materiale karboni ku e kthen energjinë në dritë. Përveç kësaj, ekrani i  “OLED TV” do të prodhohet nga një substancë plastike që është më fleksibël sesa një shtresë e ngurtë xhami.

“Pas më shumë se pesë vjet hulumtimi mbi zhvillimin e ekraneve të lakuara, kompania LG ka bërë të mundur që gjithë sipërfaqja e ekranit të jetë e baraslarguar nga sytë e shikuesit. Kjo eliminon problemin e “screen-edge”, prishjen e imazheve dhe humbjen e detajeve”, thekson kompania LG në një deklaratë për shtyp.

/Ejup Lila/

lg-curved-oled-tv-02

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar