Lezhë, makina përplas motoçikletën, një i vdekur

0

Një 50 vjeçar i identifikuar me emrin Ded Gega ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas hetimeve paraprake mësohet se viktima po udhëtonte me motoçikletë, kur papritur është përplasur nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

50-vjeçari është nisur menjëherë drejt spitalit të Lezhës por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda.

Ndërkohë, policia po merret me shkaqet e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here