Letra e parë nga Ndërkombëtarët për Ramën dhe Veliajn : Mos e prekni Teatrin Kombëtar

Prishja e Teatrit Kombëtar ka krijuar debat të gjerë prej disa muajsh në vend , por duket se situata po ndryshon gjatë zhvillimeve të fundit. Sot në një letër të hapur  Instituti ndërkombëtar Docomomo International , i kërkon përmes saj institucioneve në Shqipëri që të mos prishet Teatri. Letra e plotë I nderuar Z. Edi

Prishja e Teatrit Kombëtar ka krijuar debat të gjerë prej disa muajsh në vend , por duket se situata po ndryshon gjatë zhvillimeve të fundit.

Sot në një letër të hapur  Instituti ndërkombëtar Docomomo International , i kërkon përmes saj institucioneve në Shqipëri që të mos prishet Teatri.

Projekti i Teatrit ne 1936

Letra e plotë

I nderuar Z. Edi Rama ,

Kryeministër i Shqipërisë

Docomomo International – Komiteti Ndërkombëtar per Dokumentimin dhe Ruajtjen e Ndërtesave , Vendet dhe lagjet e Lëvizjes Moderne  , dëshiron të tërheqë vëmendjen tuaj për të ardhmen alarmante të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë , një rast i konsiderueshëm i kompromentimit të pronës kulturore në kryeqytetin e Shqipërisë , Tiranë.

E ndërtuar në vitin 1938 pranë sheshit Skënderbej  si një qendër kulturore “ Italo-Shqiptare” , kjo ndërtesë racionaliste ishte një nga veprat e para arkitekturore Italiane në Shqipëri . Konceptuar nga arkitekti Giulio Berte , kjo ndërtesë – kulturore dhe sportive , me një kinema , pishinë dhe restorant – është me interes historik për të dhe teknikën origjinale të ndërtimit . Pjesa e jashtme e ndërtesës , e arritur gjatë periudhës ekonomike të Autarkisë , është i përbërë nga materiali i parafabrikuar “populit” , një ҫimento eksperimentale e përzier me fibra të plepit dhe algave .

I riemëruar Teatri Kombëtar , që nga viti 1947 është teatri kryesor i Shqipërisë.

Në kontekstin e periudhës së transformimit dhe inovacionit të jashtëzakonshëm me të cilin po ballafaqohet qyteti , dhe që nga projekti i rindërtimit është miratuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë dhe zonave të afërta , Docomomo shpreh shqetësimet më të mëdha që mbështeten në planet e reja për këtë qendër kulturore që synojnë të fshijnë integritetin e saj origjinal. Ndërtesa e re bashkëkohore prej 9,300 metrash katrorë do të vendoset në zemër të qytetit , në afërsi të Opera Kombëtare dhe Galerisë  Kombëtare të Arteve duke zëvendësuar Teatrin origjinal.

I drejtohemi kësaj letre Kryeministrit të Shqipërisë , Ministrit të Kulturës , Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë individëve dhe institucione të tjera relevante që mund të ndihmojnë , duke tërhequr vëmendjen e përpjekjeve dhe bashkëpunimit maksimal mbrojtjen e kësaj pikëpamje moderne .

Docomomo International  u kërkon të gjitha institucioneve pjesëmarrëse që ta marrin këtë ҫështje shumë seriozisht dhe të ndalojnë ҫdo gjë punë të pakthyeshme të bëra  në monument .

Mos hezitoni të kontaktoni me Docomomo International në rast se keni nevojë për ndonjë udhëzim.

 

 

 

 Përgatiti: F.Bushi

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar