Vlerësuesit e provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe kanë kontrolluar deri tani rreth 45% të testeve nga 46 mijë që janë total. Pavarsisht masave të rrepta të vendosura nga përfaqësues të MASH-it, duke vendodur zhurmues nëpër shkolla, sërish matuarantët kanë arritur të kopjojnë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj thotë se ka pasur
Vlerësuesit e provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe kanë kontrolluar deri tani rreth 45% të testeve nga 46 mijë që janë total.
Pavarsisht masave të rrepta të vendosura nga përfaqësues të MASH-it, duke vendodur zhurmues nëpër shkolla, sërish matuarantët kanë arritur të kopjojnë.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj thotë se ka pasur fleta ku përgjigjet e pyetjeve janë identike, pa përjashtuar fletët ku ka shënime të veçanta dhe përdorim të disa lloj ngjyrash stilolapsi, gjë e cila ndalohet në rregulloren e maturës.
“Këto janë teste që ne i quajmë të parregullta, përfshirë dhe me ato me kopje. Vlerësuesit i nxjerrin rast pas rasti mënjanë kush janë teste të parregullta. Kurse ato që janë të kopjuara, janë të raportuara nga administratorët në procesverbale”, sqaroi drejtori i AKP-së.
Ministria e Arsimit nuk do të lejojë të ketë rikorrigjim, përveç tezave më përgjigje identike që do t’i nënshtohen një vlerësimi të dytë.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *