Ilir Azemi i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e shqetësojë më sepse nuk ka ndërmend të luajë për Shqipërinë. Lojtari i Greuther Furth, skuadër ku luan edhe Mërgim Mavraj, nëpërmjet një faksi i ka kërkuar zyrtarisht FSHF-së të mos e shqetësojë më me ftesa në adresë të tij. Kështu, sulmuesi me dëshirën
Ilir Azemi i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e shqetësojë më sepse nuk ka ndërmend të luajë për Shqipërinë. Lojtari i Greuther Furth, skuadër ku luan edhe Mërgim Mavraj, nëpërmjet një faksi i ka kërkuar zyrtarisht FSHF-së të mos e shqetësojë më me ftesa në adresë të tij.
Kështu, sulmuesi me dëshirën e tij nuk pranon të jetë kuqezi, por ka ide të tjera dhe shpreson të luajë me Gjermaninë. Futbollisti që luan në Bundesligën 1 i thotë “jo” Kombëtares Shqiptare prej dy vitesh, shkruan “Sport-Ekspres”.
Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në Federatë është munduar të kontaktojë me lojtarin për të plotësuar dokumentacionin që ai të marrë shtetësinë shqiptare dhe për të luajtur me ekipin kombëtar dhe atë Shpresa. Por mirëpritjes së momentit të lojtarit, tashmë i ka ardhur “Jo”-ja zyrtare. Lojtari nuk bëhet i gjallë për të qenë pjesë e kombëtares, paçka se trajneri Gianni De Biasi dhe ai i ekipit U21, Skënder Gega e duan në skuadër.
Arsyet e refuzimit dhe mohimit të skuadrës kuqezi janë të paqarta. Gjithsesi, jo zyrtarisht, nga ana e drejtuesve në institucionin e futbollit, konfirmohet teza se ai ka dëshirë, ose më mirë mendon se mund të luajë me përfaqësuesen e Gjermanisë. Një model ky i famshëm për ata që pretendojnë të luajnë me Shqipërinë dhe më pas joshen nga ide menaxherësh që iu premtojnë “fanella të rënda”.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *