Leo Mesi akuzohet për evazion fiskal

0

Katër herë radhazi fituesi i “Topit të Artë” gjendet në telashe me organet fiskale dhe tatimore në Spanjë. Futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi, dhe babai i tij po hetohen për evazion fiskal, pra për shmangie të detyrimeve karshi shtetit, prej më shumë se 4 milionë euro.

Babë e bir, të dy janë të dyshuar për mashtrim mbi shlyerjen e taksave në bazë të përfitimeve, për periudhën 2007-2009. Kështu njoftojnë zyrtarët e taksave në Spanjë. 25-vjeçari, futbollisti më i mirë në botë në katër vitet e fundit, ende nuk ka bërë ndonjë koment për këtë rast, teksa gjendet i grumbulluar me kombëtaren e tij dhe luajti të martën ndeshjen me Ekuadorin (barazoi 1-1).

Paga e tij neto vjetore me Barcelonën besohet të jetë rreth 16 milionë euro. Të mërkurën, një ankesë e firmosur nga prokurori Rakuel Amado është paraqitur në gjykatën e Gavas, një rrethinë ku Mesi është banor, për të proceduar më tej me hetimin e rastit në fjalë.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here