Lenovo me telefon më të shpejtë se Galaxy S4 dhe HTC One

Lenovo po synon tregun e telefonave të mençur, të cilët hyjnë në kategorinë e modeleve më të avancuara në treg. Prodhuesi i madh kinez është duke u munduar ta bëjë kwtw përmes procesorit të fuqishëm të telefonit Snapdragon 800, i cili është edhe më i fuqishëm sesa procesori Snapdragon 600, i cili gjendet në modelet

Lenovo po synon tregun e telefonave të mençur, të cilët hyjnë në kategorinë e modeleve më të avancuara në treg.

Prodhuesi i madh kinez është duke u munduar ta bëjë kwtw përmes procesorit të fuqishëm të telefonit Snapdragon 800, i cili është edhe më i fuqishëm sesa procesori Snapdragon 600, i cili gjendet në modelet më të famshme të rivalëve, Samsung Galaxy S4 dhe HTC One.

Modeli i ri i telefonit të Lenovo’s thuhet se do të jetë modeli Lenovo K6 apo Lenovo X910, dhe madje ky telefon është vërejtur nga disa forume kineze, të cilat kanë publikuar disa fotografi me të cilat aludojnë se janë të K6.

Përpos procesorit shumë të fuqishëm, Lenovo K6 pritet të ketë edhe ekranin e madh me diagonale prej 5 inç, me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve dhe grafikën e Adreno 330. Publikuesit e lajmit gjithashtu kanë thënë se telefoni do të jetë i lehtë dhe i hollë dhe të jep ndjesi shumë të mirë kur mbahet në dorë.

/Laugert Qosja

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar