Lenjani e nis me të kuq aventurën franceze (VIDEO)

0

Aventura në futbollin francez e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, ka nisur në mënyrë më të keqe. Lenjani debutoi me Rennes në përballjen e Kupës së Francës kundër Bastias,  por është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 76-të.

Para tij ishte futbollisti Konradsen që pat dalë me të kuq nga fusha e lojës për shkak të dy të verdhëve, duke mbetur skuadra me 9 lojtarë.

Lenjani bëri një ndeshje relativisht të mirë, deri nga mesi i pjesës së dytë, kur vendësit, pasi barazuan me Skilaçin në minutën e 47-të (në pjesën e parë Armond pat kaluar Renën nëavantazh), kaluan në avantazh në minutën e 71-të pas një autogoli të Danze.

Në këto çaste nisi nervozizmi në fushë dhe pas tri minutash Lenjani u përplas me një lojtar kundërshtar, duke mbetur paksa dhe i dëmtuar.

Në nerva e sipër, fill pasi nisi loja, Lenjani ndërhyri me taka direkt në këmbën e sulmuesit Zhile, duke e “detyruar” në një farë mënyre arbitrin që të nxirrte direkt të kuqin.

Lenjani u largua nga skuadra zvicerane e St. Gallen, dhe u prit me shumë kureshtje në Francë. Gjithsesi, nisur nga i kuqi i djeshëm, duket se aventura e Lenjanit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

REN1_all_all_all by korabia2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here