Lehtësime doganore Kosovë – Shqipëri

0

Formalitetet doganore që janë pengesë e qarkullimit të shpejt të mallrave mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen. Këto zhvillime rrjedhin nga marrëveshja e nënshkruar në Prizren, gjatë mbledhjes së qeverive të të dy vendeve, Kosovës dhe  Shqipërisë.

Ankesat e bizneseve kosovare për pritje të gjata gjatë eksportit të produkteve të tyre për në Shqipëri do të përfundojnë shumë shpejt kanë deklaruar drejtori i Doganave në Kosovë, Lulzim Rafuna. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri më lehtë po eksportojnë prodhuesit nga Serbia se ata nga Kosova.

Elisa Spiropali, drejtore e Doganave në Shqipëri ka ofruar mbështetjen e saj në këtë çështje dhe ka shprehur  se janë më shumë se 15 agjenci që kërkojnë licenca të ndryshme në vendkalimet doganore të Shqipërisë.

Veprimet e prekshme sipas drejtorit Rafuna janë që mallrat të qarkullojnë pa asnjë procedurë doganore.

“Për arsye se sistemet elektronike që i kemi në fuqi në Kosovë e në Shqipëri, mundëson që gjithçka të shkëmbehet në mënyrë elektronike dhe malli do të qarkullojë në periudhë shumë të shkurtë, rreth 10 minutëshe, në dy vendkalime doganore pa asnjë procedurë doganore deri sa të shkon në destinacionin e fundit për ku është e destinuar”, tha ai.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here