Legjonarët e ardhshëm të Kombëtares

Nga Nuredin Bardhi Kombëtarja shqiptare e Futbollit gjithymonë ka vuajtur për lojtarë cilësorë, për të qenë të aftë ta çonin atë në fazën finale të kampişonateve europianë apo botërorë. Por duket se këtij fati të keq i ka ardhur fundi, sepse shume talente shqiptare që militojnë në disa prej top-klubeve më të mëdha janë gati

Nga Nuredin Bardhi

Kombëtarja shqiptare e Futbollit gjithymonë ka vuajtur për lojtarë cilësorë, për të qenë të aftë ta çonin atë në fazën finale të kampişonateve europianë apo botërorë.

Por duket se këtij fati të keq i ka ardhur fundi, sepse shume talente shqiptare që militojnë në disa prej top-klubeve më të mëdha janë gati t’i bashkohen Kombetarës, duke bërë keshtu që të kemi një të ardhme shpresëdhënëse

Disa prej këtyre talenteve premtues janë:

DONIS AVDIJAJ – Futbollisti 18 vjecar nga Kosova ka një klauzolë prej 50 mln eurosh me klubin e Schalkes në rast transferimi. Për shkak të mungesave të hapsirave në formacion Schalke e huazoi talentin tek Sturm Graz ku po bën rolin e protagonistit në sukseset e skuadrës. Në verë pritet të rikthehet sërish te Schalke, po ashtu pritet të debutoj në kombëtaren e De Biasit.

REI MANAJ – Talenti 18 vjecar nga Lushnja luan në rdhët e Cremoneses por kohët e fundit u përfol se u ble nga Juventus për 2 mln euro, por klubi i tij e mohoi këtë gjë. Për shërbimet e tij interesohen klubet më në zë të Evropës. Qendërsulmuesi aktivizohet për kombëtaren shqiptare U21. Ndërkohë aftësit e tij janë të jashtzakonshme, dhe do të bëhet ndër lojtarët më të mirë në Evropë për rolin e tij.

BERSANT CELINA – Talenti 18 vjecar nga Kosova u zbulua 3 vite më parë në Norvegji nga emisarët e Manchester City-t, të cilët e morën në skuadrën e tyre. Bersanti është futbollisti më i rëndësishëm i të rinjve ndërkohë që është grumbulluar disa herë me skuadrën e parë. Ai i ka ndërprerë marrdhëniet me ekipet e moshave të Norvegjisë dhe aktivizohet për momentin me Kosovën, ndërkohë babai i tij nuk e përjashton mundësinë që Celina të luajë për Shqipërinë.

ENDRI ÇEKIÇI – Talenti 18-vjeçar nga Pogradeci shkëlqeu këtë pjesë të dytë të sezonit me Dinamo Zagrebin ku aktivizohet dhe titullar. Mesfushori i majtë u tranferua tri vite më parë nga Teuta tek Dinamo Zagrebi. Ai është një nga xhevahirët e skuadrës dhe futbollisti i preferuar i presidentit të Dinamos.

LABINOT KABASHI  – Barcelona e gjeti 15 vjeçarin para 4 viteve në Finlandë dhe e mori në gjirin e saj. Labinoti luan si mesfushor dhe është ndër të paktët talente që i kanë rezistuar filtrimeve të përvitshme të trajnerëve të Barcelonës që siç dihet janë nga më të mirët në planet. Labinoti akoma nuk luan me ndonjë kombëtare por nëpërmjet kontakteve me të kemi zbuluar se ai dëshiron të luaj për Shqipërinë por nga FSHF nuk ka ende asnjë lëvizje.

QAZIM LAÇI  – Talenti që sapo i ka mbushur 19 vjeç, është anëtar i Kombëtares U21 shqiptare. Mesfushori i lindur në Peshkopi akoma nuk ka debutuar me fanellën e Olympiakos por ka qenë pjesë e rezervave në disa ndeshje. Kujtojmë që ai shkëlqeu në UEFA Youth League, ku ishte futbollisti më i mirë i ekipit të tij.

TAULANT SEFERI – Talenti 18-vjeçar nga Kumanova, që si sulmues i dytë, ka vetëm pak muaj që u transferua nga Rabotnicki Shkupit te Young Boys në Zvicër. Seferi po ashtu është futbollisti më i ri që ka debutuar në kombëtaren e Maqedonisë, vetëm 17 vjeç e pak ditë. Taulanti pritet që të luaj me kombëtaren e Shqipërise pasi edhe vetë dëshira e lojtarit është e madhe.

ENIS BUNJAKI  – Talenti 17-vjeçar që luan si qendërsulmues ra nën vëmendjen e Bayern Munchen që e ka kërkuar futbollistin me prejardhje nga Kosova, por mbetet për tu parë sesi do të rrjedhin ngjarjet. Sulmuesi shkëlqeu me paraqitjet e tij te Gjermania U18. Më herët Enisi ka luajtur dhe me kombëtaren e Kosovës edhe pse vetëm 17 vjeç. Nuk përjashtohet mundësia që Enisi në të ardhmen të përfaqësojë Kombëtaren kuq e zi pasi siç mësojmë ne, babai i tij ka pasur një takim me De Biasin.

ALBIAN AJETI  – Padyshim që talenti 18 vjeçar nga Kosova, është një nga xhevahirët kryesor të Baselit. Qendërsulmuesi është aktivizuar në disa ndeshje me skuadren e parë të Basel por akoma nuk ka një vend stabël. Vëllai i tij i madh Arlind Ajeti e la Zvicrën për ta përfaqësuar Shqipërinë, vendim që pritet ta marrë edhe Albiani.

LIRIDON SELAHI – Talenti 16-vjeçar edhe pse luante te rivalët e përjetshëm të Standard Liege, Anderlechti e kërkoi me ngulm dhe arriti ta bëj të vetin talentin trekuartist me prejardhje nga Kosova. Belgët filluan ta konsiderojnë Adnan Januzajn e ri, por ky epitet ra poshtë shumë shpejt pasi Lindoni e la Belgjikën U17 për Kombëtaren shqiptare U17.

KEIDI BARE – Talenti  18 vjecar ka qene pjesë e klubit të futbollit Apolonia në kategoritë U-17, dhe ka qene pjesë e kombëtares shqiptare në U-17. Nga dhjetori i 2013 fal talentit të tij të jashtëzakonshëm kalon në ekipin Atletiko Madrid, dhe ka pasur rastin që të stërvitet me ekipin e parë edhe pse është një 17 vjeçar. Shqiptari nga Fieri me Atletiko Madrid ka të firmosur kontratë 5 vjeçare.  “Falë paraqitjeve të mija në kombëtaren Shqiptare në U-17 rashë në sy përfaqësuesve të ekipit spanjoll. Fillimisht jam inkuadruar në U-17, por kam pasur rast të stërvitem me ekipin e parë nën urdhërat e trajnerit Diego Simeone“, deklaroi para disa kohësh Keidi Bare.

SINAN BYTYQI – Një tjetër lojtar i talentuar me origjinë shqiptare bëhet pjesë e një klubi të madh, pasi firmosi një kontratë profesionale me Manchester Sity. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin kosovar Sinan Bytyçi, i cili firmosi me ekipin anglez dhe u huazua në Holandë te skuadra e Cambuur, që e mbylli fazën e parë të Eredivisie në vendin e shtatë.  Sinan Bytyçi ka lindur në Prizren dhe është formuar si futbollist në skuadrat zinxhir të Admira Uaker në Austri, ndërsa në 2012 u bë pjesë e akademisë së Manchester City. Mesfushori 19-vjeçar kërkohet edhe nga kuqezinjtë, por ai ka pasaportë austriake dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Austrisë. Së fundmi është grumbulluar me U-21 të këtij vendi, ku është aktivizuar në tri ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Këta janë vetëm disa prej shumë talenteve shqiptar që shumë shpejt do të mbrojnë ngjyrat e Kombëtares dhe që shpresojme të na përfaqësojne sa më denjësisht në arenën ndërkombëtre.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar