Legalizimi i 100 mijë objekteve pa leje të ndërtuara pas 2006-s

Legalizimi i 100 mijë objekteve pa leje të ndërtuara pas 2006-s

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje pas vitit 2006-të duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, i cili më pas do të krahasohet me të dhënat e ALUIZN-it. Pak ditë më parë është hapur legalizimi për më shumë se 70 mijë apartamente dhe rreth 30 mijë ndërtime të tjera, ndërsa sipas ligjit që ka

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje pas vitit 2006-të duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, i cili më pas do të krahasohet me të dhënat e ALUIZN-it.

Pak ditë më parë është hapur legalizimi për më shumë se 70 mijë apartamente dhe rreth 30 mijë ndërtime të tjera, ndërsa sipas ligjit që ka hyrë në fuqi para dy ditësh u jep të drejtë Këshillave të Qarqeve që të legalizojnë apartamentet e ndërtuara pa leje.

Paratë e bllokuara në këto prona arrijnë në disa miliardë lekë, por fatura do të përcaktohet pas evidentimit të shtesave nga njësitë e qeverisjes vendore. Ndërkaq, shtesat në proces legalizimi janë rreth 260 pallate ose 11 mijë apartamente në kryeqytet dhe rreth 2 mijë apartamente dhe shtëpi private në gjithë Shqipërinë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar