Legalizimet, procedurat e ndërtimeve pas 2006

Legalizimet, procedurat e ndërtimeve pas 2006

Agjencia e Legalizimeve ka miratuar urdhrin përkatës të procedurave që do të ndiqen dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesën për legalizim të të interesuarve. Çdo individ që ka ndërtuar një objekt informal duhet të paraqitet pranë drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimeve për të bërë vetëdeklarimin. Sipas urdhrit të kreut të Agjencisë së Legalizimeve,

Agjencia e Legalizimeve ka miratuar urdhrin përkatës të procedurave që do të ndiqen dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesën për legalizim të të interesuarve.

Çdo individ që ka ndërtuar një objekt informal duhet të paraqitet pranë drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimeve për të bërë vetëdeklarimin.

Sipas urdhrit të kreut të Agjencisë së Legalizimeve, Ardian Kollozi, janë të përcaktuara qartë dokumentet shtesë përveç formularit tip. Dosja duhet të përfshijë : fotografi të ndërtimit pa leje, certifikatë të gjendjes familjare, dokument pronësie për truallin e ndërtimit, dhe kjo të jetë në fotokopje të noterizuar.

Në rastet kur kemi të bëjmë me shtesë pa leje në objekt me leje, individi duhet të paraqesë edhe dokumentacionin e lejes së ndërtimit për objektin kryesor.

Përfshirja në fazën e dytë të legalizimeve të 100 mijë ndërtimeve të tjera nuk ka ndryshuar afatin e mbylljes së procesit . Kollozi theksoi se procesi do të mbyllet brenda vitit 2013 dhe se qytetarët duhet të paguajnë faturat financiare në mënyrë që të funksionojë një ecuri normale.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar