Lefter Koka takon Ramën: Nuk diskutuam për poste

Një ditë pas takimit ndërmjet kryetarit të LSI, Ilir Meta me kryeministrin e ardhëm Edı Rama, selinë rozë sot e vizitoi deputet i LSI, Lefter Koka. Në një prononcim për mediat pas këtij takimi , Koka u shpreh se nuk ka folur për poste, por për situatë paszgjedhore në vend. I pyetur nëse do të

Një ditë pas takimit ndërmjet kryetarit të LSI, Ilir Meta me kryeministrin e ardhëm Edı Rama, selinë rozë sot e vizitoi deputet i LSI, Lefter Koka.

Në një prononcim për mediat pas këtij takimi , Koka u shpreh se nuk ka folur për poste, por për situatë paszgjedhore në vend.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të linte deputetin për një post ministror, Koka u shpreh se do te prononcohet në lidhje më këtë pasi ta ketë diskutuar me strukturat e LSI-së.

“Ka qënë thjesht një takim miqësor, me Ramën kam njohje të hershme, kemi qënë që në 2003 ish kryetar të bashkish, të qytetit të Durrësit dhe Tiranës. Shkëmbyen disa mendime për ecurinë e zgjedhjeve që sapo kanë përfunduar. Me sa jam njohur unë grupi i punës po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse. Besoj se këto do të jenë diskutime të mëpasshme.  Do ta diskutoj tek LSI-ja dhe do t`ju jap përgjigje në ditët në vijim” u shpreh Koka.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar