Policia e Elbasanit ka vënë dje në pranga një 16-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura.” 13-vjeçarja me inicialet E.P është 3 muaj shtatëzëne. Gjyshja, me të cilën ajo jeton ka vënë re simptomat që ajo kishte dhe e ka çuar mbesën e saj tek mjeku, i cili ka thënë se
Policia e Elbasanit ka vënë dje në pranga një 16-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura.”
13-vjeçarja me inicialet E.P është 3 muaj shtatëzëne. Gjyshja, me të cilën ajo jeton ka vënë re simptomat që ajo kishte dhe e ka çuar mbesën e saj tek mjeku, i cili ka thënë se vajza është 10 javëshe shtatëzëne.
E shqetësuar gjyshja e së miturës, e cila nuk ishte në dijeni për një lidhje të mbesës së saj, i është drejtuar policisë.
13-vjeçarja në prani të psikologut është marrë në pyetje dhe ka rrëfyer se kishte një lidhje disa mujore me një djalë me inicialet R.T.
Menjëherë policia e Elbasanit ka arrestuar minorenin, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar të njëjtën gjë si 13-vjeçarja, E.P.
R.T shprehet se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve.Megjithatë 16-vjeçari do të përgjigjet për veprën penale për të cilën akuzohet.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Elbasan për veprime te mëtejshme.
/Izabela Zavalani /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *