LDK dhe Vetëvendosje merren vesh t’i thonë jo Thaçit

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetëvendosje i thonë jo koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa, lideri i LDK-së priti sot në takim kreun e VV, Albin Kurti, gjatë të cilit dy opozitarët ranë dakord për të mos hyrë në aleancë me Thaçin dhe diskutuan për mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar me

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetëvendosje i thonë jo koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Isa Mustafa, lideri i LDK-së priti sot në takim kreun e VV, Albin Kurti, gjatë të cilit dy opozitarët ranë dakord për të mos hyrë në aleancë me Thaçin dhe diskutuan për mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar me partitë e tjera opozitare.

Vetëvendosje nga ana e saj nuk është e interesuar të hyjë në qeveri, por tepër e vendosur për të krijuar një koalicion opozitar.

Ndërkaq telegrafi .com shkruan se LDK konfirmoi gatishmërinë e Nismës për Kosovën për koalicion. Tashmë opozita pret edhe dakordësinë e Ramush Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të parë se kush do të qeverisë Kosovën në  katër vitet e ardhshme.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar