Lazarati – Las Vegasi i Shqipërisë

Sidorela JANÇA Rrëfenjat sigurisht që mbështeten në një të vërtetë, por jo domosdoshmërisht të besueshme përsa i përket anëve negative dëmtuese për shoqërinë. Ato japin mësime por kurrsesi nuk duhet të merren si manuale instruksioni për të perfeksionuar një lëvizje. Ngjarjet e fundit deri diku denigruese për shoqërinë tregojnë shumë por sigurisht që jo gjithkush

Sidorela JANÇA

Rrëfenjat sigurisht që mbështeten në një të vërtetë, por jo domosdoshmërisht të besueshme përsa i përket anëve negative dëmtuese për shoqërinë. Ato japin mësime por kurrsesi nuk duhet të merren si manuale instruksioni për të perfeksionuar një lëvizje. Ngjarjet e fundit deri diku denigruese për shoqërinë tregojnë shumë por sigurisht që jo gjithkush preket më shumë se të implikuarit në mafian e vendit, grupet e drogës, bandat, kultivuesit dhe akoma më tepër punëtorët të cilet deri dje siguronin të ardhura të kënaqshme për të siguruar një jetesë të mirë.

Petrit Laze nga Elbasani thotë për Gazetën “Panorama” se Lazarati është si Las Vegasi për fukarane. “Këtu është lumturia e fëmijeve të mi, sepse Lazarati është streha ime dhe e konsideroja të ardhmen time ekonomike deri ditën e sotme” -shprehet ai. Kur Piro Nase e pyet Petritin nëse ai është i mërzitur me zhvillimet e fundit në Lazarat, ai përgjigjet: “Jam, pse të mos jem? Jam sepse këtu është një indrustri e padeklaruar dhe e paligjshme në shtet, por që nga ana tjeter janë fitime bruto që mbajnë gjallë me bukë mijëra familje në të gjithë Shqipërinë, ato familje që shteti nuk u siguron dot një rrogë apo një asistencë.”

Unë dëshiroj të di se çfarë do të ndodhë me Petritin. A do të dënohet ai si bashkëpunëtor i një industrie të padeklaruar dhe të paligjshme në shtet? A do të gjejë më një tjetër punë te këtij lloji apo do mjaftohet me një asistence qesharake që e jep sot shteti shqiptar? Po shokët e Petritit që njohu gjatë 5 viteve të kultivimit të drogës? Po të implikuarit e tjerë, bosat e drogës, do të zhvendosen vallë në ndonjë fshat tjetër apo i kanë filluar planet me kohë?

Lazarati do mbetet një rrëfenjë e bukur sepse kaq operacione pa rezultat janë bërë, kaq shume prodhim dhe fitim ka patur dhe kaq të mira sa u ka sjellë banorëve, sa është e sigurt që do triumfojë përsëri dhe përsëri do flitet për të edhe në vitet në vijim. Disa foto nga Lazarati të policisë me tanke dhe armë dëshmojnë një “Lazarat Triumfator të Irakut të luftës” përderisa nuk ka përfundime konkrete në favor të qeverisë.

Këtë na e verteton kjo betejë kaq e ashpër në të cilën janë përfshirë punëtorë, policë, politikanë dhe media dhe ka plagosje dhe dëmtime fizike midis paleve kundërshtare me armë. Natyralisht që fitorja vjen me kohën, ku fituesi është ai i cili triumfon mbi të keqen. E keqja nuk është droga që kultivohet, nuk janë punëtorët, nuk janë as emrat e publikuara të të implikuarve të drogës. E keqja është dominimi i trafikantëve kundrejt pushtetarëve, lidhjet e interesit mes tyre dhe dështimet që ata hasin.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar