Lazarati, akuza mes Alikos dhe policisë

0

Kultivimi i lëndëve narkotike në Lazarat bëhej në dijeninë dhe me mirëkuptimin e policisë së Gjirokastrës. Kështu deklaroi kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, në një intervistë për News 24. Ai akuzoi policinë se po terrorizon banorët dhe bëri thirrje për kujdes në veprime.

Sipas tij nuk duhet ta pësojë Lazarati për dy-tre persona, apo për mllefin e ndonjë njeriu.

“Nuk dua të ketë gjakderdhje në Lazarat. Jemi para statusit të BE, kërkoj nga policia të distancohen nga njerëzit e pafajshëm dhe të gjejnë bashkëpunim. Të mos bëjë policia terror, nuk ka punë me të pafajshmit. Të mos digjet Lazarati për mllefin e ndonjë njeriu, për 2-3 persona. Këtu tek ne kultivohet vetëm 15 % apo 20% e gjithë kanabisit, dhe kjo është bërë në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës, me mirëkuptimin e tyre,” tha Aliko.

Aliko përmendi rastin e familjes Buçi, pesë fëmijët e së cilës u ankuan se u kanë hyrë në shtëpi plumbat dhe kanë shpëtuar fatmirësisht.

Nga ana tjetër ka reaguar policia sipas së cilës, plumbat që bien mbi Lazarat janë të grupit të armatosur dhe jo të policisë.

“E kuptojmë shqetësimin e banorëve të Lazaratit. Nuk janë plumbat e policisë ato që po bien mbi Lazarat por janë të grupit të armatosur. Atij grupi që plagosën 2 ditë më parë avokatin dhe sot një efektiv policie. Kreu i Komunës nuk tha asnjë fjalë për grupin e armatosur”, – tha policia.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here