Lazarat, sulmohet policia, sot paralajmërojnë një tjetër tubim në qëndër të Komunës

Policia e cila gjendet në fshatin e Lazaratit për të mbajtur nën koktroll situatën është sulmuar nga nxënësit të cilët fillimisht kanë reaguar dhunshëm me vezë dhe më pas me gurë. Nga ky sulm mbetën të plagosur 4 efektivë policie. Të rinjë e fshatit shprehen se kanë marrë këtë sulm pasi duan largimin e efektivëve

Policia e cila gjendet në fshatin e Lazaratit për të mbajtur nën koktroll situatën është sulmuar nga nxënësit të cilët fillimisht kanë reaguar dhunshëm me vezë dhe më pas me gurë. Nga ky sulm mbetën të plagosur 4 efektivë policie.

Të rinjë e fshatit shprehen se kanë marrë këtë sulm pasi duan largimin e efektivëve të policisë, pasi prezenca e tyre u shkakton presion psikologjik. Të rinjtë e kanë filluar sulmin pas orës së mësimit dhe të grupuar janë mbledhur në mes të fshatit duke kundërshtuar prezencën policore.

Organizimi i këtij sulmi është bërë përmes rrjetit social “facebook” . Bëhet fjalë për një faqe të hapur më 17 qershor të këtij viti, pak orë para nisjes së operacionit antidrogë në këtë fshat. Përmes kësaj adrese të rinjtë kanë paralajmëruar një tjetër protest duke i lajmëruar të gjithë nxënësit e shkollave të bojkotojnë mësimin, për të dalë në qëndër të fshatit ku të kërkojnë largimin e efektivëve të policisë.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar