Dita e katërt e operacionit në Lazarat pëfundoi me tetë të arrestuar dhe 10 ton drogë të sekuestruar. Policia kontrolloi 30 banesa në këtë fshat ndërsa mbetet ende pa kontrolluar zona më e rrezikshme që kontrollohet nga banda e armatosur. Ndërsa ditën e sotme një grup prej 12 personash vijon të qëllojë me armë në
Dita e katërt e operacionit në Lazarat pëfundoi me tetë të arrestuar dhe 10 ton drogë të sekuestruar. Policia kontrolloi 30 banesa në këtë fshat ndërsa mbetet ende pa kontrolluar zona më e rrezikshme që kontrollohet nga banda e armatosur.
Ndërsa ditën e sotme një grup prej 12 personash vijon të qëllojë me armë në drejtim të policisë, duke përdorur edhe një snajper. Pika nga vjen sulmi ështe banesa e shtetasit Altin Shurdhi.
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve kanë asgjësuar në total rreth 70 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe mbi 11 ton e 300 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Po ashtu janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, shkruan ATSH.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *