Lazarat, 6 të arrestuar dhe 11 mijë bimë të sekuestruara

Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar deri në fund operacionin për çlirimin e Lazaratit nga grupet kriminale. Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, garantoi nga Gjirokastra se policia nuk do të tërhiqet pa përfunduar misionin që nisi. “Operacioni Policisë që po zhvillohet në komunën e Lazaratit po vijon me sukses dhe

Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar deri në fund operacionin për çlirimin e Lazaratit nga grupet kriminale. Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, garantoi nga Gjirokastra se policia nuk do të tërhiqet pa përfunduar misionin që nisi.

“Operacioni Policisë që po zhvillohet në komunën e Lazaratit po vijon me sukses dhe sipas planit. Thelbi i operacionit është goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i të gjithë lëndës narkotike të mbjellur apo të magazinuar. Duam ta përfundojmë aksionin pa të lënduar apo viktima. Vlerësoj punën e forcave të angazhuara,”- tha Didi.

Nga aksioni i deritanishëm janë arrestuar 6 shtetas, ndërsa është plagosur një punonjës policie i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Të arrestuarit dyshohen si autorë të sulmit ndaj policisë dhe sulmit te djeshëm ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report. Si pasojë, mbeti i lënduar nga xhamat drejtuesi i mjetit të këtij televizioni, ndërsa mjeti është djegur plotësisht.

asgjesohen-bime-kanabis-dhe-marijuane-ne-Lazarat-vijon-operacioni-policor-13-526x350

Njëherazi policia sekuestroi 11 mijë bimë narkotike dhe 1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultivim. Po ashtu u gjetën duke u djegur 6 fuçi me marijuanë me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të papaketuara.

Aktualisht në terren janë rreth 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë, raporton ATSH.

Po ashtu në këtë opëracion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë në Qarqet e tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar