Largimi nga puna, maqedonasit në protestë

Largimi nga puna, maqedonasit në protestë

Largimi nga puna i disa punëtorëve maqedonas në Komunën e Kërçovës prej kryetarit të sapozgjedhur Fatmir Dehari, ka rikthyer tensionet me sfond etnik në këtë zonë. Qytetarët maqedonas pritet të protestojnë sot duke dënuar këtë akt, ku nga puna u larguan vetem punëtorët maqedonas me kontrata afatshkurtra. Sipas tyre, në prapavijë të këtij vendimi të

Largimi nga puna i disa punëtorëve maqedonas në Komunën e Kërçovës prej kryetarit të sapozgjedhur Fatmir Dehari, ka rikthyer tensionet me sfond etnik në këtë zonë.

Qytetarët maqedonas pritet të protestojnë sot duke dënuar këtë akt, ku nga puna u larguan vetem punëtorët maqedonas me kontrata afatshkurtra. Sipas tyre, në prapavijë të këtij vendimi të z. Dehari qëndron konflikti etnik.

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i ka cilësuar si tendencioze këto reagime dhe protesta nga qytetarët maqedonas. “Komuna e Kërçovës është në situatë të rëndë ekonomike-financiare, me borxhe të mëdha që në ditët e ardhshme do t’i bëjmë publike për opinionin”, u shpreh kryetari Fatmir Dehari.

Sipas tij, në komunën e qytetit të Kërçovës nuk ka pasur largim të punëtorëve që kanë marrëdhënie të rregullt pune. “Janë një numër nga 10 deri 15 veta të cilët janë manipuluar gjatë muajve të zgjedhjeve për arsye politike, ku do të shohim me kujdes se mund të ketë dhe keqpërdorim të detyrës nga ana e ish-kryetarit“, theksoi z. Dehari.

Fatmir Dehari është i pari shqiptar që merr postin e kryetarit të Komunës në Kërçovë, pas më shumë se 70 vjetësh, me fitoren e koalicionit shqiptar në zgjedhjet lokale të 24 marsit që u zhvilluan në Maqedoni.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar