Ishte menduar se Lacio pas largimit të Marketit do të drejtohej tek Ujkani, por bëjmë gabim kur mendojmë kështu. Pasi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare kur ka shprehur se do e “blindojë” portën me portierin e Kombëtares shqiptare, u keqkuptua nga mediat. Nuk bëhet fjalë për Ujkanin por për Etrit Berishën. Duhet thënë se
Ishte menduar se Lacio pas largimit të Marketit do të drejtohej tek Ujkani, por bëjmë gabim kur mendojmë kështu.
Pasi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare kur ka shprehur se do e “blindojë” portën me portierin e Kombëtares shqiptare, u keqkuptua nga mediat. Nuk bëhet fjalë për Ujkanin por për Etrit Berishën. Duhet thënë se ky është një tjetër duel i fituar nga Berisha, pasi ai e largoi Ujkanin nga të qenit titullar në kombëtaren tonë dhe kjo falë përgatitjes së Etrit Berishës.
Transferimi i tij tek Lacio do të vonohet disa javë pasi ai po pret marrjen e pasaportës Suedeze.
Ndonëse Etrit Berisha ka kontratë me Kalmarin deri më 31 dhjetor, presidenti Lotito nuk dëshiron të presë 5 muaj për të rrezikuar që ta humbasë. Një tjetër portier premtues te Lacio është edhe 19-vjeçari Tomas Strakosha, pasardhës i Foto Strakoshës.
/Bekim Bici/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *