Klubi italian i Lacios dyshohet të ketë blerë një futbollist afrikan 41-vjeçar, me idenë se është 17 vjeç. Ekipi italian është detyruar të lëshojë një komunikatë për shtyp, duke kërcënuar me veprime ligjore ndaj kamerunasit Joseph Marie Minala. Minala është vënë me shpatulla pas muri pas postimit të një fotoje në rrjetet sociale, ku duket
Klubi italian i Lacios dyshohet të ketë blerë një futbollist afrikan 41-vjeçar, me idenë se është 17 vjeç. Ekipi italian është detyruar të lëshojë një komunikatë për shtyp, duke kërcënuar me veprime ligjore ndaj kamerunasit Joseph Marie Minala.
Minala është vënë me shpatulla pas muri pas postimit të një fotoje në rrjetet sociale, ku duket shumë më i madh se 17 vjeç. Pas kësaj, mediet në Senegal kanë shkruar se ai është 41 vjeç. Por, menaxheri i lojtarit nuk e pranon një gjë të tillë.
Pas kësaj, Minala ka bllokuar fotot në Instagram dhe ka fshirë profilin në Facebook. Aktualisht ai ka foto vetëm në Twitter.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *